Nishani takim me Guvernatorin e BSH-së për krizën greke

Shqipëria

Nishani takim me Guvernatorin e BSH-së për krizën greke

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:05

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi sot një takim pune me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, lidhur me situatën bankare dhe krizën financiare pas referendumit në Greqi.

Gjatë këtij takimi, kreu i shtetit kërkoi nga Guvernatori Sejko të informohej imtësisht rreth rreziqeve të mundshme ndaj sistemit tonë bankar dhe se cili mund të jetë impakti mbi ekonominë shqiptare në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se shteti fqinj i Greqisë është edhe investuesi kryesor i huaj në Shqipëri.

President Nishani u informua gjithashtu edhe mbi masat e marra, si edhe rreth ndjekjes së kujdesshme e të vëmendshme të situatës financiare që po bëhet nga Banka e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat