Të ikurit në tremujorin e parë, 25 mijë më shumë se 2014, nga toka dhe deti

Shqipëria

Të ikurit në tremujorin e parë, 25 mijë më shumë se 2014, nga toka dhe deti

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 09:33

Janë rreth 25 mijë persona më shumë në tremujorin e parë të këtij viti, që kanë dalë nga Shqipëria në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të INSTAT.

Në total në periudhën në fjalë daljet e shtetasve vendas nga deti dhe toka ishin 713939 nga 739,340 në tremujorin e parë 2014, raporton Monitor.

Gjithsej (duke përfshirë dhe ata të dalë përmes rrugëve ajtore) në tremujorin e parë janë larguar nga vendi 870.066 persona duke shënuar një rritje prej 1,9 % në krahasim me tremujorin e parë 2014. Ndryshe nga daljet nga toka dhe deti, personat vendas që kanë dalë nga Shqipëria me avion janë ulur me gati 9 mijë persona.

Ndërsa hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri në tremujorin e parë 2015 janë 487.271 shtetas; krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 numri i tyre është rritur me 1,3 %.

Numri i vizitorëve të huaj që kanë hyrë për pushime dhe vizita ditore në këtë tremujor rezulton 47.646 vizitorë, ndërsa në të njëjtin tremujor të një viti më parë ky numër ishte 58.893 vizitorë.

Në tremujorin e parë 2015, hyrjet e vizitorëve të huaj në strukturë sipas mënyrës së udhëtimit në rrugë tokësore zënë peshën më të madhe me 84,4 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore dhe detare zënë respektivisht 12,9 % dhe 2,7 %.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat