Ja sa është dënimi maksimal për veprat e kryera nga Mjacaj

Shqipëria

Ja sa është dënimi maksimal për veprat e kryera nga Mjacaj

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 08:03

Duke iu referuar Kodit Penal për të katër akuzat që i janë ngritur Sokol Mjacajt nga organi i akuzës, gjykata ka dhënë gjithmonë një dënim më të ulët se dënimi maksimal që parashikohet për këto vepra penale. Për akuzën “vrasje e kryer në rrethana cilësuese kryer kundër të miturit, në bashkëpunim”, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, duke marrë parasysh bashkëpunimin e tij me drejtësinë, si edhe moshën e mitur, Sokol Mjacajn e ka dënuar me 10 vjet burg.

Dënimi maksimal për këtë vepër penale (sipas neni 79 të Kodit Penal, që në shtator 2014 ka ndryshuar) është jo më pak se 20 vjet ose me burgim të përjetshëm. Ky vendim është dhënë duke pasur parasysh edhe nenin 51, i cili thotë se për të miturit, që në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer.

Në Apel gjykata ka bërë ndryshimin e kualifikimit të veprës penale nga “vrasje e kryer në rrethana cilësuese kryer kundër të miturit, në bashkëpunim” në atë “sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjes” parashikuar nga neni 80 i K. Penal dhe “moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 me vendimin nr.1 datë 04 janar 2013. Të dy këto vepra penale janë dënuar me katër vjet burg në Apel. Për akuzën “moskallëzim krimi” autori është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg nga trupi gjykues i Gjykatës së Apelit Shkodër, i kryesuar nga Musa Halili.

Dënimi maksimal për këtë vepër penale është 3 vite burg (Neni 80 i K. Penal). Për akuzën e “për sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjes”, në Apel është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg. Dënimi maksimal për këtë vepër penale është 5 vjet burg (Neni 300 i K. Penal). Për akuzën e “vjedhjes” autori është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg (me gjykim të shkurtuar ka marrë vetëm 1 vit burg) nga Gjykata e Shkodrës. Dënimi maksimal për këtë vepër penale është 3 vite burg. (Neni 134/1 K. Penal).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat