Naço: Inspektim vendimeve gjyqësore

Shqipëria

Naço: Inspektim vendimeve gjyqësore

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 08:01

Publikimi i lajmit se, vrasësi i turistëve ishte me precedentë penale dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ngjalli një indinjatë të njerëzve të ndryshëm në lidhje me sistemin e drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë urdhëroi nisjen e inspektimit lidhur me vendimet gjyqësore dhënë ndaj Sokol Mjacajt, autorit të vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit. Ministria kërkon që inspektimi të kryhet lidhur me verifikimin e vendimeve që janë dhënë ndaj 20-vjeçarit si nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ashtu edhe nga Gjykata e Apelit në këtë rreth.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu. Amerikan Donald Lu, tha se në Shqipëri disa gjyqtarë e prokurorë duhet të pushohen nga puna dhe shumë të tjerë meritojnë të shkojnë në burg.

Ambasadori Lu tha se viktimat e korrupsionit në drejtësi kanë qenë të shumta, duke dhënë mesazhin e fortë, atë të kthimit të besimit të qytetarëve te drejtësia nëpërmjet këtij procesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat