Basha me Fevziun në plazh, PD përgatitet për opozitë të gjatë…

Shqipëria

Basha me Fevziun në plazh, PD përgatitet për opozitë të gjatë…

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 07:21

Vetëm pak orë pasi u takua me kryebashkiakët e sapozgjedhur demokratë, Lulzim Basha ka rrugëtuar drejt Qerretit, në shtëpinë verore, për të shënuar më shumë gjasë, ditën e tij të parë të pushimeve verore për këtë vit.

Basha si asnjëherë tjetër është shfaqur në publik, vetëm me pantallonat e shkurtra dhe trupin e zhveshur, në tentativë për të marrë rrezet e para të diellit, dhe kjo mund të konstatohet qartë edhe nga ngjyra krejt e bardhë e lëkurës.

Basha e ka shijuar ditën e parë të pushimeve nën shoqërinë e moderatorit të emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu me të cilin ndajnë edhe pasionin e përbashkët për sportin e volejbollit. Ndërsa shfaqja e dy personazheve publike si plazhistë normalë, është shfrytëzuar edhe nga një peshkatar i zonës për të patur një kujtim tejet të veçantë me Fevziun në të djathë, dhe Bashën për të herë të parë, në krahun e majtë!…

Fotoja është postuar pasditen e sotme të vonë dhe mendohet se kjo foto është publikuar ditën e sotme, nisur nga komentet që janë bërë.

Në një analizë të parë, ndryshe nga miku i tij Fevziu që shfaqet tejet i tonifikuar, Lulzim Basha duket se ka nevojë urgjente për ca orë të mira në palestër, me qëllim që të rifitojë pak masë muskulore, por edhe angazhimi i tij si “shooter” në vijnë e parë në volejboll, mund të shërbejë për këtë.

Nga ana tjetër, ajo që demokratët shpresojnë, është që lideri i tyre, t’i ketë sa më të shkurtra pushimet, e të rifillojë sa më parë aktivitetin politik, nëse nuk ka ndërmend që statusin si ‘krye-opozitar”, të vijojë ta ketë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2017./opozita

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat