Vrasja e shqiptarit,ja letra e Frrokut për Llallën:Të gjykohem në Belgjikë

Shqipëria

Vrasja e shqiptarit,ja letra e Frrokut për Llallën:Të gjykohem në Belgjikë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 23:15

Deputeti Kristian Demokrat, Mark Frroku i cili qëndron pas hekurave për akuzën e vrasjes së shqiptarit Aleksandër Kurti në 1999 në Belgjikë, kërkon nga prokuroria leje për të ndjekur procesin që zhvillohet ndaj tij në Bruksel.

A1Report ka siguruar një kopje të kërkesës dërguar prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, kërkesë e cila mban dt.3 korrik 2015 në të cilën thuhet:

Kërkojmë nga ana juaj miratimin e kërkesës duke dhënë pëlqimin e kërkuesit Mark Frroku të marri pjesë në seancat gjyqësore që do të zhvillohen në gjykatën e shkallës së parë për krimet e rënda Brabant-Eallon në Bruksel belgjik në datën 19 tetor ora 9.

Sic dhe shihni në këto tre pika të argumenteve të mbrojties së Mark Frrokut kjo kërkesë referohet në konventën evropiane për transferimin e procedimeve të cështjeve penale, së dyti për masën e dënimit të aplikuar në belgjikë që varion nga 3 në 30 vite burg dhe së treti mbrojtia argumenton se në shqipëri dënimi për akuzën e vrasjes së aleksandër kurtit është nga 15-25 vite, cka është më i lartë se ai në shtetin ku është kryer krimi.

E kontaktuar nga A1Report prokuroria pranon marrjen e kësaj kërkesë por sqaron se ende nuk ka asnjë vendimarrje dhe ajo do të trajtohet në zbatim të procedurave ligjore në fuqi.

Kjo është hera e dytë që mark frroku kërkon leje, pasi teksa ai qëndronte në masën e arrestit mori leje për të ndjekur seancën plenare të 2 prillit 2015 ku ai u shpreh se është betuar sipas traditave të malsorit që nuk ka kryer vrasjen e Kurtit.

Mark Frroku pas arrestit me burg nga gjykata e lartë prej tre muaj qëndron në paraburgimin 302 në tiranë, ku pak ditë më parë ai refuzoi ti përgjigjej prokurorëve shqiptar duke deklaruar se në lidhje me këtë hetim ai do flas vetëm para hetuesve belg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat