Posta Shqiptare ka ekskluzivitetin e shërbimit universal postar

Shqipëria

Posta Shqiptare ka ekskluzivitetin e shërbimit universal postar

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 22:57

Për pesë vitet e ardhshme Posta Shqiptare do të ketë ekskluzivitetin e shërbimit universal postar.

Autorizimi që dha AKEP, u lëshua në zbatim të Nenit 64, pika 3, të Ligjit 46/2015, “Për Shërbimin Universal Postar në RSH”, sipas të cilit, Posta Shqiptare do të ketë të drejtën ekskluzive për një periudhë 5-vjeçare në ofrimin e shërbimit universal postarë për qytetarët.

Në ambientet e AKEP, ku u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Autorizimit Individual për Ofrimin e Shërbimit Universal Postar, u diskutua edhe mbi situatën e tregut postar dhe vizionin e Postës Shqiptare mbi të ardhmen e saj në tregun shqiptar.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, ishte ai që mori autorizimin nga Piro Xhixho, kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP, në praninë e përfaqësuesve të Postës dhe AKEP-it.

Në fjalën e tij, kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP tha: “Tani Posta Shqiptare ka një përgjegjësie akoma edhe më të madhe në ofrimin e shërbimeve postare kundrejt qytetarëve shqiptarë, duke u motivuar për një shërbim më cilësor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat