Referendumi grek, Bregu: Kam frikë se do të jenë muaj kaosi edhe në vendimmarrjen e BE-së

Shqipëria

Referendumi grek, Bregu: Kam frikë se do të jenë muaj kaosi edhe në vendimmarrjen e BE-së

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 22:53

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrimin, Majlinda Bregu, shpresonte që në Greqi të fitonte “Po”. Por, një ditë pasi grekët e thanë fjalën e tyre, e paqartë nuk është vetëm e ardhmja e Greqisë, por edhe rruga qe do te ndjeke Bashkimi Europian.

“Ne momentin kur ne Greqi tashme ka fituar një “JO” e fuqishme unë kam frike se do te jene muaj te një kaosi me te madh, i cili sigurisht, nuk do te projektohet vetëm për popullsinë greke, por një kaos edhe me vete vendimmarrjen e BE; sepse asnjë traktat p.sh nuk parashikon se çfarë ndodh ne rast se një vend ne prag falimentimi kërkon qe te dale nga Eurozona. Por me e frikshme se kjo me duket pjesa e flirtimit me falimentin, qe vende te tjera mund te bëjnë pas rastit te Greqisë, po te kemi parasysh situatën ne Spanje. Dhe kjo e ve BE, qe ne mënyre urgjente, duhet te gjeje mekanizimin e ri se si t’i beje balle jo vetëm rastit te Greqisë, por per t’i bere balle edhe nje lloj kopjimi te këtij modeli”, tha Bregu për Vizion Plus.

Sipas Bregut, nuk ka asnjë diskutim qe situate ne Greqi do te kete ndikim ne Shqipëri dhe kjo duhet te jete pjese e diskutimeve edhe gjate vizitës se ministrit te jashtëm grek, Nikos Kotzias ne Tirane.

“Sikur asgjë te mos ndodhte, vetëm fakti qe ne Greqi jetojnë nje pjese e madhe e shqiptareve, kjo çështje do duhet te jete dhe shpresoj shume qe te jete ne takimet ne ministrinë tone te jashtme një çështje per diskutim. Pastaj per sa i përket çështjeve te tjera qe nganjëherë bëhen me shume politike vetëm per te tërhequr vëmendjen, sikurse jane diskutimet e kufijve detare; do te jene, besoj unë pjese e axhendave për t’u diskutuar per sa kohe do t’i duhet njërit prej vendeve, per ta shfrytëzuar për një moment politik se brendshmi.”

Por sipas Bregut, situata ne te cilën ndodhet sot Greqia është edhe pjese e pergjegjesise se Bashkimit Europian, i cili nuk është me Bashkimi Europian qe donin te ndërtonin themeluesit e tij, por ka mbetur peng i teknikaliteteve dhe burokrateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat