Skandaloze: Kjo është dosja kriminale e Sokol Mjacajt dhe e gjyqtarëve që e liruan

Shqipëria

Skandaloze: Kjo është dosja kriminale e Sokol Mjacajt dhe e gjyqtarëve që e liruan

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 19:34

I dyshuar si një kriminel i lindur e gjakftohtë, ka dalë disa herë para trupave te gjyqësorit shqiptarë. Por, Sokol Mjacaj ia doli t’ua hedh të gjithë juristeve në Shkodër e në Tiranë, të cilët janë marrë me dy çështjet e tij, njëra me pasojë vdekjen e një fëmijë. Arrestimi më i fundit i tij daton më 25 korrik të vitit 2014 - për vjedhje.

Më 24 dhjetor të vitit 2014, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e ka dënuar atë me një vit e gjashtë muaj burg. Ky dënim i është ulur në një vit, pasi ai e ka pranuar krimin dhe ka përfituar uljen me 1/3.

Ai e apeloi vendimin duke i kërkuar Gjykatës së Apelit të Shkodrës të marrë në konsideratë faktin se ishte vetëm 19 vjeç. Më vonë ka hequr dorë nga ankimimi, raporton ABC News.

Dënimin e përfundoi pak ditë para se të vriste në Prekal dy turistët çekë, Mikael Svatos dhe Ana Kosinova.

Historia kriminale e Sokol Mjacajt nis më 11 shtator të vitit 2010. Së bashku me vëllezërit Edmond e Besnik Kodra, atëherë në moshën 15 vjecare merr pjesë në vrasjen barbare të Agim Leraj.

I mituri është keqtrajtuar, është goditur me sende të forta në kokë, në trup e gjymtyrë dhe është mbytur me duar dhe me një zinxhir që e kishte në qafë.

Autorët i kishin kërkuar t’u siguronte një sasi marihuane, por ai kishte refuzuar duke u thënë se nuk kishte mundësi t’ua gjente.

Sokol Mjacaj ia kishte treguar krimin babait të tij, Franit.

Kur ishte pyetur në Polici, e kishte mohuar vrasjen, por më pas kishte treguar vendin ku gjendej trupi i viktimës.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e dënoi me 10 vjet burg për veprën penale “të vrasjes së kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”.

Mjacaj e apelon vendimin.

Më 4 janar të vitit 2013, Gjykata e Apelit të Shkodrës, e përbërë nga gjyqtarët Musa Halili, Fuat Vjerdha dhe Luan Dervishi vendosin ta dënojnë jo për “vrasjen në bashkëpunim”, por “për sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjes”, një vepër për të cilën e dënon me 2 vjet e 6 muaj burg dhe për “moskallëzim të krimit” për të cilën dënohet me 1 vit e 6 muaj burg.

Në total, për akuzat në lidhje me vrasjen e 13-vjecarit Agim Leraj ai dënohet me katër vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat