Cani: "Pakt" për koncensionin e shërbimit të skanimit në doganë

Shqipëria

Cani: "Pakt" për koncensionin e shërbimit të skanimit në doganë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 18:06

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka paraqitur projektligjin për zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes për dhënien me koncension të shërbimit të skanimit të kontenierëve në dogana, miratuar në vitin 2013.
Ky koncesion që iu dha kompanisë "Rapiskan System Inc", u kundërshtua nga biznesit për shkak të tarifave të larta. Cani u shpreh gjatë diskutimeve në komision se, negociatat me kompaninë nuk shkuan mirë por çështja u zgjidh para se Gjykata e Arbitrazhit të shprehej.
“Nga bisedimet e dyta u arrit që të negociohej jetëgjatësia e koncesionit. U ra dakord për një çmim fiks, ku pala amerikane në krye të 15 viteve do të marrë një shumë të caktuar dhe u fiksua që në vitin e parë të punës pala amerikane të marrë 11.3 milionë dollarë në vit”, u shpreh Cani gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve..
Në fund, të afatit të koncesionit kompania do të marrë një shumë prej 200 milionë euro. Ministri i Financave u shpreh gjithashtu se, bizneset do të paguajnë më pak për deklarata doganore, nga 39 euro në 22. Për deklarata nën 1000 euro do paguajnë vetëm 5 euro.

Deputeti i PD-së, Arben Ristani gjatë diskutimeve në komision tha se qeveria shqiotare ka paguar 500 mijë euro për kompanisë e bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik, Toni Bler.

Bashkim Fino ka ndërhyrë duke thënë se opozita duhet të jetë e intereduar për kursimin e 180 milionë eurove nga rishikimi i koncensionit.

Cani ka ndërhyrë duke thënë se, në marrëveshjen e parë u gabua me afatin e kontratës.

Ndërsa, Eduard Halimi ka ironizuar deklaratën e Ramës në vitin 2013 kur u firmos kjo kontratë, kur tha se do ta anulonte.

Fino tha se kontrata e qeverisë “Berisha” ishte abuzive dhe i kërkoi kthimin e kontratës. “Unë jam për ta kthyer kontratën dhe të paguajmë gjobën 360 milionë euro.

Ju ministër jeni i vonuar që nuk keni dërguar dosjen në prokurori”, u shpreh Fino.

Edhe kreu i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj deklaroi se nuk mbështet dhënien e një koncensioni të tillë.

Pavarësisht kësaj, në fund të diskutimeve projektligji u miratua ku Halimi dhe Bylykbashi abstenuan ndërsa Ristani votoi kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat