Teknologji e re për infrastrukturën rrugore, "kursen" para e lumenjtë

Shqipëria

Teknologji e re për infrastrukturën rrugore, "kursen" para e lumenjtë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 17:24

Me anë të teknologjisë së re tashmë ndërtimi i rrugëve nuk do të behët më me inerte të marra nga basenet e lumenjve por do të jetë materiali i përpunuar nga fabrikat. Kjo metodologji e re e cila përdoret për shtrimin e rrugëve është në dobi të natyrës pasi e mbron atë në mënyrë direkte nga erozionet.
Gjithashtu, në rast se qeveria “Rama” do të vendosë që t’u rikthehet investimeve në infrastrukturë, tashmë do ta ketë edhe më të lehtë dhe do të kursejë gjysmën e buxhetit për shkak të teknologjive të reja që janë sjellë në vendin tonë nga kompanitë gjermane.
Përfaqësuesi i kompanisë gjermane që investon në Shqipëri tha se tashmë metoda e re e teknologjisë jo vetëm që kursen të ardhurat por edhe kohën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat