Rama: Liqeni i Tiranës një zonë e vdekur, gati projekti i ri i Parkut

Shqipëria

Rama: Liqeni i Tiranës një zonë e vdekur, gati projekti i ri i Parkut

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 15:59

Parku Kombëtar i Tiranës pranë Liqenit Artificial do t’i nënshtrohet një transformimi rrënjësor. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për një projekt të ri që do të ndryshojë komplet pamjen e të vetmes zonë të gjelbër në kryeqytet, ku puna do të nis me një plan për hyrjen e kësaj zone.

Projekti në fjalë parashikon krijimin e një qendre të re për Policinë e Shtetit dhe hapësira të tjera në shërbim të studentëve dhe të gjithëqytetarëve.

"Projekt me një rëndësi strategjike për zhvillimin e kryeqytetit; projekti i hyrjes në Parkun e Tiranës, ku së pari do krijohet qendra inovative e shërbimeve publike; së dyti qendra e re moderne për Policinë e Shtetit për të akomoduar strukturat drejtuese të saj; dhe së treti edhe për të verifikuar potencialin e zgjerimit të Universitetit të Tiranës me hapësira të cilat do të jenë në dispozicion të studentëve," tha Edi Rama.

Rama tha më tej se ky është një nga projektet e para të mëdha, që do të mbajë vulën e kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erjon Veliaj. “Edhe pse për qeverinë, projekti ka një rëndësi të madhe, pasi i hap rrugë një poli të ri transformues por të gjithë hartën e re të Tiranës, që momentalisht është totalisht e vdekur për qytetarët,” u shpreh Rama.

"Ky është një projektme një rëndësi të posaçme për ne i cili i hap rrugë edhe programit të ri transformues për gjithë Parkun e Integruar të Tiranës, ku i shprehur edhe në synimet e Bashkisë së re të Tiranës qëllimi është që të krijojmë një hapësirë të përbashkët mes hapësirave të ndara ekzistuese të Parkut të Liqenit; të Kopshtit Botanik; të Kopshtit Zologjikdhe të Parkut të ri Olimpik që ka filluar të ndërtohet në anën perëndimore të hapësirës," tha më tej Rama.

Me këtë projekt hyrja e Parkut të Liqenit të Tiranës, do të ndryshojë 'fytyrë'; 9 kompani ndërkombëtare kanë hyrë në garë për të fituar konkursin për transformimin e Parkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat