“Rama-Veliaj nisin betonizimin ende pa nisur punë në Bashki”

Shqipëria

“Rama-Veliaj nisin betonizimin ende pa nisur punë në Bashki”

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 15:57

Pas njoftimit për projektin e hyrjes së parkut të Liqenit Artificial ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës.

“Ende pa u ulur në karrigen e kryebashkiakut, Rama dhe Veliaj tashmë kanë marrë vendimin për të betonizuar hyrjen e parkut të liqenit artificial në Tiranë si dhe për të shkatërruar sheshin “Nënë Tereza”, monument culture”, shkruhet në deklaratën e Bashkisë.

Sipas tyre Rama do të vazhdojë punën aty ku e la.

“Pasi bllokoi për dy vjet projektet e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama hodhi në fushatë miliona euro me burime të padeklaruara vetëm për të shtënë në dorë Bashkinë e Tiranës dhe sot çdokush e ka të qartë përse. Për të vazhduar betonizimin e saj, aty ku e la. Me një konkurs fallco, Edi Rama prezantoi sot projektin e tij të betonizimit pa kthim të hyrjes së parkut të liqenit dhe sheshit Nënë Tereza”.

Bashkia sulmoi edhe kryebashkiakun e ri Erion Veliaj i cili tha se nuk do të bëhej më asnjë dnërtim në Liqenin Artificial.

“Të gjithë e mbajnë mend se si në kulmin e fushatës elektorale, Veliaj, premtoi se nuk do të lejonte asnjë ndërtim të ri komercial në Tiranë, se do të zgjeronte kufijtë e parkut të liqenit dhe se do të mbronte dhe promovonte trashëgiminë kulturore të Tiranës.

Sot, tre javë më vonë, shefi i tij nxjerr zhveshur para shqiptarëve falsitetin e këtyre premtimeve, duke faktuar se kanë planifikuar diçka tjetër për Tiranën, në drejtim të kundërt me çfarë premtuan në fushatë, betonizimin e parkut dhe degradimin përfundimtar të sheshit “Nënë Tereza”, nëpërmjet ndërtimeve të reja që ai dhe Rama kanë planifikuar të ngrenë aty. Pra, premtimet rezultuan të gënjeshtërta për Ramën dhe Veliajn”, thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat