Rama njofton koncertin e Anastacias, fansat: Lëri ahengjet, duam punë

Shqipëria

Rama njofton koncertin e Anastacias, fansat: Lëri ahengjet, duam punë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 15:35

Kryeministri Rama ka publikuar në faqen e tij Fb një video ku këngëtarja me famë botërore njofton koncertin e san në Tiranë.

Anastacia njofton se në 25 gusht do të jetë në një koncert në kryeqytetin shqiptar.

“25 gusht ne TR nje koncert fantastik kushtuar grave e vajzave shqiptare ne betejen kunder cdo forme diskriminimi”, shkruan Rama.

Por fansat janë revoltuar kundër kryeministrit.

Dikush i kërkon të zbardhë faturën e këtij koncerti, sa do t’u kushtojë ai shqiptarëve.

Kujtojmë që disa muaj më parë në Shqipëri erdhi këngëtarja britanike Jessie J por nuk u mor vesh se sa kushtoi koncerti i saj.

E njëjta gjë po ndodh edhe me Anastacian.

Një pjesë e madhe e e fansave ankohen se kryeministri shpenzon shumë për shfaqje dhe pak për familjet shqiptare.

“Lëri ahengjet, ne duam punë”, shkruan njëri prej tyre.

Disa të tjerë ironizojnë duke thënë se me këtë koncert diskriminohen meshkujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat