Klajda Gjosha blen 230 mijë euro apartament në Bllok

Shqipëria

Klajda Gjosha blen 230 mijë euro apartament në Bllok

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 15:14

Ministria e Integrimit, Klajda Gjosha ka vendosur të blejë një banesë të re qindra milioneshe.

Postet qeveritare mesa duket kanë qënë shumë frytdhënëse në këtë dy vjeçar aq shumë sa vlera e këtij apartamenti kap shifrën e konsiderueshme prej 230 mijë eurosh ose e thënë në lekë 322 milionë.

Apartamenti i ri i familjes së ministres ndodhet në zonën e ish­Bllokut.

Sipas Expres.al, vlera duket tepër e lartë për një ministre si Gjosha, pasi nga të dhënat në deklarimin e pasurisë (ILDKP) thuhet se rroga e saj është 407 465 lekë dhe nuk mund të pretendohet se të lejon të kursesh aq shumë sa në këto 2 vite të ketë akumuluar kaq shumë rezerva sa për të blerë një apartament të tillë në vlerë.

Nga funksionet e mëparshme rezulton se Gjosha e LSI ka qenë kryetare e Organizatës Jofitimprurëse “Arsimirruga drejt integrimit”, por që nga kjo OJF nuk ka patur asnjë të ardhur dhe të vetmet të ardhura i ka nga funksioni i ministres, të cilën e nisi më 2013, pasi u shpall deputete, ose më heret e cila qendroi pak muaj si zëvëndësministre.

Deklarimi i pasurisë së Klajda Gjoshës Pasuria totale Kryetare e Organizatës Jofitimprurëse “Arsimirruga drejt integrimit”, – 0 lek Paga si ministre Integrimi, 407 465 lekë. Llogari bankare, 80 086,72 lekë. Të ardhura nga bashkëshorti: 585 089,0 lekë + 1864 euro. Detyrime Kredi biznesi: 216 825 lekë (shumë e pashlyer). Viti 2013 Të gjitha pronat janë në emër të prindërve. Paga si ministre Integrimi, 513 637 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat