Shqipëri-Gjermani, nënshkruhen 6 marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 118 milionë euro

Shqipëria

Shqipëri-Gjermani, nënshkruhen 6 marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 118 milionë euro

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:57

Shqipëria nënshkroi me Gjermaninë 6 marrëveshje bashkëpunimi financiar me vlerë rreth 118 milionë euro. Marrëveshjet u nënshkruan nga ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Diplomati gjerman vuri në dukje se marrëveshjet e arritura do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik të vendit dhe përmirësimit të disa shërbimeve të rëndësishme për banorët, siç është furnizimi me energji dhe ujë, marrëveshja për sigurimin e digave, si dhe marrëveshja për menaxhimin e mbetjeve.

Ai vlerësoi edhe punën e bërë për arritjen e marrëveshjeve në prag edhe të vizitës së Kancelares gjermane në datën 8 korrik në Tiranë, Angela Merkel.

Ndërsa ministri i Financave, Shkëlqim Cani vuri në dukje ndihmën gjermane dhënë qeverisë shqiptare, që sipas tij, i ka shërbyer zhvillimit të vendit. Në fjalën e tij, ministri Cani vlerësoi edhe rëndësinë e këtyre marrëveshjeve, të cilat do të rrisin praninë e investimeve gjermane në vendin tonë. /

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat