Shqipëria ngjitet 8 vende, për çmimin më të lartë të naftës

Shqipëria

Shqipëria ngjitet 8 vende, për çmimin më të lartë të naftës

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:45

Shqipëria ngjitet me 8 vende për çmimin më të lartë të naftës në rang global. Shqipëria u ngjit në vendin e 139 për çmimin më të lartë të naftës në renditjen globale prej 172 vendesh nga agjencia ndërkombëtare e rankimit të çmimeve të naftës, 'Global Petrol Price', pas shtrenjtimit të naftës në vend javën e kaluar.

Sipas “Monitor.al”, një javë më parë Shqipëria renditej në vendin e 130, por në fundjavë çmimi i naftës shkoi me 185­186 lekë për litër në të gjitha pikat e shitjes me pakicë, duke e renditur sërish Shqipërinë ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në rang global.

Një litër naftë në Shqipëri kushton 1.46 dollarë, nga 1.40 dollarë që ishte para një jave. Çmimin më të lirë të naftës në botë e ka Venezuela, me 0.02 dollarë për litër, ndërsa çmimin më të lartë e ka Norvegjia, me 2.01 dollarë për litër.

Nafta në tregun shqiptar po rritet për të katërtën herë radhazi brenda 5 muajve, që prej shkurtit. Në tregjet ndërkombëtare, nafta referencë europiane e mbylli të premten duke u shitur rreth 61 dollarë për fuçi, larg niveleve rekord prej 120 dollarë për fuçi, që arriti në janar të 2014-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat