Braçe: Më mjaftojnë 165 cm, mos u merrni me gjatësinë time

Shqipëria

Braçe: Më mjaftojnë 165 cm, mos u merrni me gjatësinë time

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:39

Deputeti socialist, Erion Braçe nuk e ka kompleks gjatësinë, madje i mjaftojnë centimetrat e tij. Nëpërmjet një reagimi në "Facebook", ai kërkon që gazetat të mos merren me gjatësinë e tij, pasi ajo nuk e pengon të punojë. Duke përgënjeshtruar lajmin se kishte hipur mbi karrige për të festuar, Braçe kërkon që të verifikohen ato që shkruhen. Bëhet fjalë për fotot e deputetit socialist, gjatë festimeve për fitoren e Fredi Kokoneshit në Divjakë.

“Nuk jam mbi karrige, jam mbi tavolinë!! Nuk jam në festën e fitores, jam në zyrën elektorale!! Është fiks data 22 Qershor dhe ora 14.00; Menjeherë pas proceverbalit të fundit dhe kur fitorja u garantua. Hipa sipër tavolinë për t’i parë të gjithë sy më sy, nga tavolina ime deri në metrin e fundit të 12 metrave zyrë e ngushtë, i përulur dhe tërësisht mirënjohës ndaj tyre. Ju fola të gjithëve, sepse ashtu e ndieja, ju thashë qartë. Fitore me vota puro socialistësh, fitore zemre e pasioni. Ndaj mos u merrni fare me gjatësinë time, as që e kam kompleks. Më mjaftojnë 165 centimetra dhe kaq janë plot për të folur, punuar dhe fituar. Natyrisht, edhe për të ngrënë, pirë dhe... vrapuar ”, shkruan Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat