Mbyllen 11 pika që tregtonin karburant jashtë standardit

Shqipëria

Mbyllen 11 pika që tregtonin karburant jashtë standardit

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:38

Pas inspektimeve gjatë muajit maj në pikat e tregtimit me pakicë dhe shumicë të karburanteve, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka bllokuar 11 pika në të gjithë Shqipërinë, pasi u gjetën me mungesa dokumentacioni, tregues të lartë të përmbajtjes së squfurit dhe të pikës së flakërimit.

Përveç 11 karburanteve të bllokuar, ISHTI-ja ka vendosur gjoba nga 150 mijë deri në 4 milionë lekë për 21 karburante të tjerë - 2 për mungesë dokumentacioni dhe 19 për tregtim të karburanteve dhe nënprodukrteve jashtë standardit.

Ndër bizneset e gjobitura dhe të bllokuara janë “Gejdi” Babrru, “Genklaudis” Vrrinë, “Bolv Oil” Sh.a Grizë, “Euro Petrol” Durrës, “Albania Sh.a” Porto-Romano, “Sami-L” Sh.p.k. Bërzhitë, “Veizaj” Sh.p.k. Kreshpan, “Klodi” Sh.a Ndroq, “Ledio Oil”, Gjiri Lalzit.

Gjithashtu u janë bllokuar aktivitetet firmave të shitjeve me pakicë për mungesë dokumentacioni si “Montenegro OIL” Sukth, “Alesio Oil” Velmisht, “Kosta” Peqin, “Kuarta” Kamëz, “Kurum International”, Bradashesh, “Kerni” Shkoder, “Europetrol” SHA Porto Romano, “Klodi”, “Genklaudis”, “Bolv-Oil”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat