Punonjës të AKB-së në mirëmbajtjen dhe pastrimin e ambienteve në Butrint

Shqipëria

Punonjës të AKB-së në mirëmbajtjen dhe pastrimin e ambienteve në Butrint

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:07

Agjensia Kombëtare e Bregdetit, këto ditë të nxehta korriku, gjendet pranë pushuesve duke i shërbyer ambientit për-rrethë apo duke ndihmuar edhe direct ata që kanë nevojë për ndihmë nga ekipet e ndihmës sëshpejtë apo të shpëtimit.

Sot ekipet e pastrimit të kësaj Agjensie u ndodhën në Butrintë dhe shërbyen atje duke mirëmbajtur ambientin në një nga pikat më të vizitueshme të turizmit kulturorë në Jug të vendit.

Butrinti prej kohësh ka tërhequr vëmëndjen e turistëve të huaj për intrigën e tij historike që zbret në shekuj dhe përqafohet me historinë e luftës së Trojës,rënies së saj dhe migrimit të Eneas.

Mbase butrinti ishte stacioni i fundit i tij drejt brigjeve Apenine. Shkenca arkeologjike ka dhënë versionin e saj ku Brenda kësaj historie përfshihet dhe Butrinti. Vizitori është kurioz ta mësoj dh eta preki nga afër këtë histori, prandaj dhe vjen në Butrint. Ai duhet vlerësuar si një qendër unike për botën antike dhe si i tillë duhet ruajtur.

Në këtë vlerësimë dhe AKB-ja, ka çuar sot atje rreth 50 punonjës për ta pastruar e mirëmbajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat