Rama pret sot 61 kryebashkiakët

Shqipëria

Rama pret sot 61 kryebashkiakët

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 12:29

Kryeministri Edi Rama do të presë ditën e sotme kryebashkiakët e zgjedhur të 61 bashkive, më 21 qershor.

Në këtë takim të parë, do të diskutohet për bashkëpunimin midis mazhorancës dhe bashkimeve të reja, sidomos për 15 bashkitë e fituara nga kandidatët e koalicionit të djathtë. Ky takim pritet që të shënojë një “gur themeli” në marrëdhëniet mazhorancë-opozitë për pushtetin lokal.

Kryeministri Rama u ka dërguar ftesa të gjithë kryetarëve të rinj për takimin e sotëm, sipas “A1Report”. Përveç ftesave zyrtare, 61 të zgjedhurit janë marrë edhe në telefon. Një pjesë e kryetarëve të rinj kanë konfirmuar praninë e tyre, ndërsa një pjesë e kanë refuzuar.

Ndërkaq, pritet të shihet në vazhdim nëse të zgjedhurit demokratë do të jenë në këtë takim. Partia Demokratike nuk ka marrë ndonjë vendim për ta lejuar, ose penguar praninë e tyre në Kryeministri. Mirëpo, të pyetur pak ditë më parë nga mediet, të zgjedhurit e së djathtës kanë qenë të përçarë në qëndrimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat