“Ne, Tirana”: Rama po e betonizon Korpusin dhe Parkun e Liqenit

Shqipëria

“Ne, Tirana”: Rama po e betonizon Korpusin dhe Parkun e Liqenit

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 12:16

Ditën e hënë u hap konkursi për transformimin e hyrjes së Parkut të Liqenit në Tiranë.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se projekti fitues do i hapë rrugën “programit të ri transformues për të gjithë parkun e integruar të Tiranës”.

“Do të krijojmë një hapësirë të përbashkët mes hapësirave të ndara ekzistuese në kryeqytet. Për këtë konkurs kanë shprehur interes shumë studio të huaja, që i falenderoj për ardhjen e tyre në Shqipëri”, tha kreu i qeverisë.

Rama shtoi: “Në fund të ditës, do të kemi një tjetër projekt me vlerë për të çuar përpara projektin e transformimit të qytetit tonë”.

Megjithatë, ashtu siç kishte premtuar, Gjergj Bojaxhi dhe lëvizja e tij “Ne, Tirana”, thotë se ky është një projekt për betonizimin e kësaj zone të gjelbëruar.

“Per te gjitha ata qe mendojne qe ndertimi anash Korpusit te Universitetit eshte shaka, ja nje nga propozimet qe po diskutohet ne keto momente. I gjithe projekti, i titulluar ne menyre tinzare “Hyrja e Parkut Kombetar” eshte nje projekt gjigand ndertimesh nga klientet e qeverise qe do te shkaterroje perfundimisht edhe te vetmen gje qe ka mbetur pa shkaterruar ne Tirane, zonen rreth Sheshit Nene Tereza, duke e betonizuar krejtesisht ate. Po ne menyre tinzare, me kete projekt po merret qeveria megjithese autoriteti qe administron kete territor eshte Bashkia e Tiranes. Eshte momenti qe Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes te pergjigjet me ne fund: A do te lejoje ai ndertimet ne krah te Korpusit te Universitetit?” thuhet në reagimin e lëvizjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat