Plazhi i Gotullës, mbeturinat mbulojnë rërën kurative të bregdetit

Shqipëria

Plazhi i Gotullës, mbeturinat mbulojnë rërën kurative të bregdetit

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 11:46

Në rrethin e Kurbinit, përreth 4 km vijë bregdetare në plazhin e Gotullës, mbizotërojnë mbeturinat. Në këtë zonë ku nuk vihet dorë prej vitesh, rrallë të kap syri ndonjë nostalgjik që guxon të pushojë. Plazhi i Gotullës, para viteve ‘90 ka qenë i vlerësuar për nivelin e lartë të jodit.
Plazhi i Gotullës në rrethin e Kurbinit është tepër i ndotur aq sa nuk ploteson asnjë parameter per te qene nje plazh i tille.
Ndonëse deri në vitet ‘90 zona ishte krejtesisht e pastër dhe kishte një frekuentim mjaft të madh me pushues që vinin nga Tirana, Kruja, Laçi e më gjerë, pas kësaj periudhe u braktis totalisht.
Aktualisht frekuentues dhe pushues të përhershëm janë vetëm peshkatarët, ndërsa tek-tuk të zë zyri ndonjë pushues të guximshëm e nostalgjik.
Plazhi i Gotulles shtrihet midis Kepit te Rodonit dhe plazhit te Patokut dhe ka nje gjatesi rëre vijë bregdetare 3-4 km.
Kryesisht ndotja e ketij plazhi ka ardhur nga prurjet e lumit Ishem qe derdhet ne det rreth 3.5 km ne jug te Gotulles.
Përveç mbeturinave, edhe infrastruktura është një tjetër pengesë për të frekuentuar plazhin e Gotullës, një nga vendet me jodin më kurativ të bregdetit Adriatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat