Vizita e e Merkel, ambasadori Hoffman: E rëndësishme për marrëdhëniet tona

Shqipëria

Vizita e e Merkel, ambasadori Hoffman: E rëndësishme për marrëdhëniet tona

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 10:18

Përkujtojmë sot krimin më të rëndë të ushtrisë gjermane në Luftën e Dytë Botërore.
Me këto fjalë nisi fjalimin e tij në ceremoninë përkujtimore të 107 martirëve të masakrës së Borovës që daton në 9 korrik 1943, ambasadori gjerman Helmut Hoffman.
Hoffman:“Jemi këtu për të përkujtuar krimin më të rëndë të ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë vend ajo që mund të ndjejë një gjerman është një turp për çfarë ka ndodhur. Është parim i domosdoshëm evropian të kujtojmë ngjarje të tilla të dhimbshme. Sot Shqipëria bën pjesë në pararojën e integrimit europian, një rrugëtim pozitiv që ne e mbështesim”.
Diplomati Hoffman i pyetur për vizitën e Kancelares gjermane në Tiranë, me besim tha se do jetë tejet miqësore.
Hoffman: “Në këtë kontekst është një gëzim shumë i madh vizita e kancelares gjermane Angela Merkel. Që ajo do te pritet miqësisht nuk kam asnjë dyshim me aq sa e njoh une qëndrimin tejet pozitv të Shqipërisë ndaj Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel. Qe ajo do pritet në mënyrë miqësore nuk ka asnjë dyshim për mua, të gjithë ne që jemi mbledhur sot këtu, mund të kuptojmë sa shumë rrugë kanë bërë së bashku shqiptarët dhe gjermanët, rrugë për të cilën janë të vendosur të bëjnë bashkarisht edhe në të ardhmen”.
Kancelarja gjermane do të jetë më 8 korrik në një vizitë 4 orëshe në Tiranë ku do të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat