“Ti Sokol nuk je monstër”

Shqipëria

“Ti Sokol nuk je monstër”

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 10:17

Rrallë ndonjë ngjarje në Shqipërinë e mbushur me krime ka shkaktuar kaq shumë zemërim online.

Po të kërkosh me emrin e Sokol Mjacajt, të riut të dyshuar për vrasjen e dy turistëve çekë, do të shohësh se janë hapur shumë faqe në FB, të tilla si “Sokol Mjacaj kriminel”, “Sokol Mjacaj dënim me vdekje”, “Sokol Mjacaj të varet në litar”.

Shumëkush e quan atë monstër, për shkak të krimit që kreu, por edhe pasi kishte vrarë edhe më parë.

Por a është monstër ai?

Dom Gjergj Pashk Meta ka një mendim tjetër.

“Refuzoj çdokënd e çdo përkufizim që i thotë një njeriu të krijuar në shembëllimin e Zotit monstër! Zoti nuk krijon monstra! Sokol, ti ke bërë një krim monstruoz, sikurse kanë bërë shumë në këto vite nga 91′ e mbrapa në Shqiperi! Por ti Sokol nuk je monstër! Ti nuk më lexon sigurisht, por une po të them sot me plot bindjen se nëse ti do, ke akoma shansin të rigjesh brenda vetes gjurmët e pashlyera të mirësisë e të njerëzisë që tani janë të heshtura e të përgjumura e ndoshta edhe të plagosura rëndë, por jo të vdekura! Ti Sokol nuk je monstër!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat