Sherr grash në PD, Albina Deda prish miqësinë me Mesila Dodën: Sahanlëpirëse!

Shqipëria

Sherr grash në PD, Albina Deda prish miqësinë me Mesila Dodën: Sahanlëpirëse!

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 07:37

Para pak ditësh, Partia Demokratike mblodhi për herë të parë Grupin Parlamentar pas zgjedhjeve, ku u vu re se mungonte deputetja Mesila Doda.

Siç tha ajo, as e kishte njoftuar ndokush nga PD-ja për mbledhjen e grupit, por jo vetëm kaq. Gratë e selisë blu kanë nisur një sulm në rrjetet sociale, ku statuset dhe komentet i kanë posaçërisht për Mesila Dodën, edhe pse as emrin nuk ia zënë në gojë, por e quajnë “gruaja e Enkel Demit”, apo “sahanlëpirëse”.

“Ja pra, erdhi dita që gazeta e M.B. boton shkrimet e Enkel Demit dhe i bën jehonë deklaratave të së shoqes. Ky po që është tregues….”, shkruan Endira Bushati, drejtuesja e departamentit të Administratës Publike në PD, duke nënkuptuar që Mesila Doda është e majtë. Këtë status e ka përforcuar edhe deputetja e Mirditës, Albina Deda Gjoci, e cila i ka shkruar Endirës se “janë sahanlëpirës”.

Komentet vijojnë në të njëjtën linjë, ndërkohë që edhe gratë e tjera të PD-së nuk lënë rast pa trajtuar Mesilën si “delen e kuqe” të selisë blu… Në fakt, Albina Deda Gjoci dhe Mesila Doda kanë qenë shoqe të mira më parë dhe shpesh janë parë duke bërë rrugën bashkë drejt Kuvendit ose nëpër kafene.

Nuk dihet se çfarë e prishi shoqërinë e tyre, thjesht kritikat e ashpra të Mesilës për drejtuesit e PD-së, apo ndonjë grindje mes të dyjave…/panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat