Tiranë- Qirinj dhe lule në nderim të dy turistëve çekë

Shqipëria

Tiranë- Qirinj dhe lule në nderim të dy turistëve çekë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 07:16

Qytetarët e Tiranës zhvilluan të dielën, homazhe me qirinj dhe lule në shenjë nderimi ndaj dy turistëve çekë, Michal Svatoš dhe Anička Kosinová, të cilët u vranë mbrëmjen e së premtes në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.

E iniciuar nga një grup të rinjsh, kjo nismë mblodhi pranë Këmbanës së Paqes, në sheshin pranë Piramidës në kryeqytet, dhjetëra qytetarë të cilët ndezën qirinj dhe zhvilluan homazhe para fotografive të dy të rinjve çekë.

“Ajo këmbanë ka shumë kuptime, prandaj ne do e mbushim me lule dhe qirinj në shenjë faljeje për ta. Ndërkohë, një tabelë me letra do të qëndrojë aty për të gjitha mesazhet që ne kemi. Ato do i drejtohen familjarëve dhe popullit çek. Në fund i gjithë solidarizimi, do të mbyllet tek Ambasada Çeke në Rrugën e Ambasadave duke lënë aty mesazhet tona me qirinj dhe lule. Ato do te postohen për në familjen e Michal Svatoš dhe Anička Kosinová”, shprehen inisiatorët e kësaj nisme-homazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat