“Aleati” Nard Ndoka, kritika dhe leksione Ramës e Tahirit

Shqipëria

“Aleati” Nard Ndoka, kritika dhe leksione Ramës e Tahirit

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 23:43

Edhe pse në zgjedhjet e fundit lokale Partia Demokristiane Nard Ndokës ishte në kolaicionin e ASHE-së, kryetari i saj nuk ka ngurruar t’i sulmojë krerët e Ekzekutivit për mënyrën se si e kanë menaxhuar ngjharjen e rëndë, në të cilën u vranë dy turistë çekë në Dukagjin.

Shkruan Ndoka:

Krimit nuk duhet ti pergjigjemi me demagogji, as me turp, por me masa efikase dhe te shpejta.

Ne vitin 2001 u vrane tre turiste çeke dhe u zhduken ne Theth, akoma edhe sot nuk jane gjetur. Ne Gusht te 2014 nje turiste çeke u plagos pa dashje ne nje lokal ne Velipoje, nje tjeter turist çek u aksidentua per vdekje dhe tashti dy te rinje çek humben jeten nga nje dore mizore!

Reagime demagogjike te Kryeministrit dhe Ministrit te Brendshem, shume qytetare reagojne dhe ndjehen me turp, se jemi shqiptar!

Se pari, krimi dhe kriminelet, luftohen me politika dhe masa shternguese nepermjet ligjit. Kryeministri nuk duhet te permend denimin me vdekje, se ne asnje rast dhe statike, ‘denimi me vdekje’ nuk ul nivelin dhe masen e kriminalitetit! Ne po shkojme drejt Europes dhe duhet ta meritojme ate, duke respektuar edhe Konventat e saj.

Se dyti, Ministri i Brendshem nuk duhet te mjaftohet me falenderime per forcat e rendit, te cilet bene punen e tyre duke arrestuar personin e dyshuar, por duhet te kerkoje sqarime, ‘se pse nje person i denuar me precedent kriminal’, nuk është vezhguar dhe kontrolluar ne menyre periodike nga forcat e rendit (detyre operative).

Ministri i Brendshem nuk duhet te aludoje dhe te shigjetoje sistemin e drejtesise, se nje i ri nen 18 vjeç denohet me masa lehtesuese, por kur ai kishte mbushur 20 vjeç dhe pak jave i liruar nga burgu duhej patjeter, qe te mbetej nen vezhgimin e rrepte operativ te oficerit te krimeve per zonen dhe inspektorit te policise. Kriminele ka ne Shqiperi, Mal te Zi, Itali, Turqi, France dhe kudo ne bote, por te gjithe e luftojne krimin me politika dhe masa ndeshkuese ligjore, kete duhet te bejme edhe ne!

Mua nuk me vjen turp, qe ka ‘kriminele’ edhe ne parlament, por ndjehem keq! Mua nuk me vjen turp, qe ka kriminel ne Shqiperi, por ndjehem shume keq, por ama duhet te perpiqemi qe te hartojme politika zhvillimi per parandalimin e krimit, duhet te motivojme strukturat tone te rendit per masa efikase per parandalimin e krimit dhe shume e shume te tjera detyra te politikes.

Duhet te kontribuojme te gjithe, ashtu si vepruan qytetaret ne rastin e fundit duke dhene informacione per kapjen e autorit te dyshuar.

Rames dhe Bashes duhet t’ju vije turp, qe ka akoma ‘kriminele’ ne Kuvendin e Shqiperise, ata nuk largohen duke rikthyer denimin me vdekje, por thjesht duke vendosur standarde dhe ligj per te gjithe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat