Pas referendumit, Ambasadori shqiptar në Athinë: S’ka kthim emigrantësh, janë të integruar

Shqipëria

Pas referendumit, Ambasadori shqiptar në Athinë: S’ka kthim emigrantësh, janë të integruar

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 23:26

Rezultati kundër reformave të kreditorëve në referendum ishte i pritshëm dhe një skenar i daljes nga Eurozona është i mundur.
Kështu ka deklaruar, ambasadori shqiptar në shtetin helen, Dashnor Dërvishi në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për Ora News nga Athina.
Dërvishi: “ Ishte diçka që pritej. E reja në përfundim të këtij referendum është se diferenca sap o vjen dhe theksohet në favor të JO, gjë që tregon edhe njëherë mbështetjen e madhe që ka qeveria e Syriza-s nga masat e gjera të popullit grek. Janë disa skenarë ndërmjet të cilave edhe mudnësia e daljes nga zona Euro, e cila sipas skenarëve do të ketë një kohë të gjatë dhe me faza”.
Por Ambasadori shqiptar ka hedhur poshtë zërat se emigrantët shqiptarë do të kthehen në atdhe, duke theksuar se ata tashmë janë pjesë e integruar në shoqërinë greke.
Dërvishi: “Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi nuk priten supriza, janë përgatitur me këtë krizë, prej 5-6 vitesh. I kanë paraprirë rezultatit të referendumit. Ata që kanë mbetur këtu janë pjesë integrale ekonomiko-sociale e shoqërisë.130 mijë ishin në të drejtën e votës sot, pavarësisht se një pjesë e mirë e tyre kanë qëndruar indiferent.Më shumë është një psikozë, pjesë e debatit të përgjithshëm që bëhet në Greqi, të kthehemi–të mos kthehemi, të ikim-të rrimë. Por praktikisht ajo pjesë e shqiptarëve që është sot në Greqi është pjesa më e integruar e shoqërisë shqiptare këtu, qoftë me punën që kanë pavarësisht nga kriza ekonomike janë sistemuar. Fëmijët në mënyrë të veçantë i mbajnë të lidhur. Sa i përket kthimit nuk na rezulton që të ketë ndonjë kthim masiv apo tendencë për tu kthyer. Është vetëm një debat i hapur prej vitesh që të rrinë apo mos të rrinë meqenëse Greqia nuk po ecën mirë me ekonominë e saj. Ndërsa kthimi i fëmijëve konçidon dhe me pushimet, kanë mbaruar shkollën dhe me këtë rast i nisin në Shqipëri, por nuk ka lidhje me kthimin përfundimtar apo jo të tyre”.
Ambasadori Dervishi deklaroi gjithashtu se situata në Greqi do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit, por nuk do të ketë impakt negativ tek vendet që aspirojnë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat