Fotoja e parë e Elvis Roshit me bashkëshorten

Shqipëria

Fotoja e parë e Elvis Roshit me bashkëshorten

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 21:32

Kreu i Bashkisë Kavajë është shfaqur për herë të parë publikisht me bashkëshorten e tij, 25-vjeçaren Irisa Guma dhe vajzën 1 vjeçe e gjysmë. E kuruar në detaje dhe e veshur me fustan të kuq, të bukur, por i paekzagjeruar, Irisa ka shoqëruar Elvis Rroshin teksa ky është prezantuar zyrtarisht si kandidat i PS¬-së në fillim të majit.

Fotografitë janë hedhur edhe në profilin e tij në “Facebook” që asokohe, por kanë mbetur si në hije dhe kanë kaluar pa asnjë vëmendje apo komente, pasi gjatë fushatës. Nëse do t’i shihnim me detaje ato foto familjare, përveçse politikan, Elvisi është kujdesur që të tregojë edhe anën e tij si baba i dashur, duke ecur përmes turmës elektorale me vajzën në krah, që e paraqet si princeshë të vogël, veshur me të bardha.

Duket se fotografia familjare i ka sjellë fat Elvis Rroshit, pasi ai mundi rivalin e tij Engjëll Cara të Partisë Demokratike me diferencë të thellë votash, duke fituar kështu për herë të dytë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Që kur ish¬e fejuara Griselda Zaimi sajoi në vitin 2011 historinë horror të rrëmbimit dhe abortit të detyruar, ku gjithçka rezultoi e rreme, përfshi edhe shtatzëninë e saj, Elvis Rroshi nuk ndau më me publikun jetën e tij personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat