Rama nesër takim me 61 kryetarët e rinj të bashkive, i telefonon ata të PD

Shqipëria

Rama nesër takim me 61 kryetarët e rinj të bashkive, i telefonon ata të PD

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 21:22

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim ditën e hënë në orën 12:00, gjithë kryetarët e 61 bashkive të reja, në gjithë vendin.
Ky është takimi i parë ku pritet te diskutohet në lidhje me bashkëpunimin që mazhoranca do të ketë më bashkitë e reja, në veçanti me 15 bashkitë që janë fituar nga kandidatët e djathtë.
Ku takimi i të hënës do të jetë një provë e rëndësishme, nëse ky bashkepunim parashikohet të jetë në nivele të mira apo jo. Burime nga kryeministria për A1 Report, sqarojnë faktin se janë njoftuar gjithë kryetarët e rinj, përfshirë edhe ata të PD, të cilëve përveç ftesave janë marrë personalisht edhe në telefon.
Një pjesë e kryetarëve të rinj kanë konfirmuar praninë e tyre, ndërsa një pjesë e kanë refuzuar.

Megjithatë ditën e hënë pritet të merret vesh sa do jetë prania e të zgjedhurve demokrat. Deri më tani mësohet se nuk ka një vendim zyrtar nga Partia Demokratike për ti lejuar kryetarët e rinj të jenë të pranishëm ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat