Policia përdori një grua për të negociuar me Mjacaj për arrestimin e tij?

Shqipëria

Policia përdori një grua për të negociuar me Mjacaj për arrestimin e tij?

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 18:22

Sokol Mjacaj, autori i i dyshuar i vrasjes së dy turistëve çekë u arrestua në një godinë të braktisur në fshatin Grudë e Re.

350 forcat e policisë e lokalizuan këtë vend për shkak se familja e tij kishte pasur një shtëpi në këtë fshat.

Ai arriti t’u shpëtojë dy herë forcave të policisë.

Në rastin e dytë është lënduar një nga oficeret e Policisë së Shkodrës.

Një prej efektivëve e ka pikasur duke kaluar avllinë e një shtëpie të zonës së Grudës dhe ka shtënë ndaj tij, por plumbi ka bërë rikoshetë dhe ka goditur në dorë një prej efektivëve.

Gjurmimi i tij dhe saktësimi i vend ndodhjes është bërë me anë të qenve gjurmues, pasi në oborrin e njërës nga shtëpitë 20-vjecarit i ka humbur njëra nga këpucët.

Rrethimi i tij dhe kërkesës së policisë disa herë për t’u dorëzuar, ai nuk i është bindur.

Ai ka arritur që për rreth 4 orë të qëndrojë i fshehur në zonë.

Mësohet se deçizive ka qenë ndërhyrja e një banoreje të Grudës së Re, të cilës 20-vjecari i ka kërkuar telefonin për të folur me policinë, raporton lapsi.al.

Ajo është përdorur si ndërmjetëse për të kryer më pas ndalimin.

Mjacaj ka kërkuar nga policia që të mos qëllohet me armë dhe të mos dhunohet pas ndalimit.

20 vjecari nuk kishte armë me vete.

Ai është parë me disa dëmtime fizike, që mesa duket i ka pësuar gjatë arratisë së tij.

Sokol Mjaçaj dyshohet se ka vrarë dy turistët çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë.

Tashmë mbetet në duart e autoriteteve për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivet që kanë çuar deri në vrasjen e dy të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat