Blendi Fevziu: Sokol Mjacaj është një vrasës i gatuar nga institucionet e papërgjegjshme

Shqipëria

Blendi Fevziu: Sokol Mjacaj është një vrasës i gatuar nga institucionet e papërgjegjshme

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 17:40

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas arrestimit të të dyshuarit për vrasjen e turistëve çekë. Fevziu ka thënë se kur e ka lexuar emrin e Mjacajt, iu ka kujtuar, se si njëjti person ishte vrasës i një 13 vjeçari. Ka treguar se vrasësi ishte dënuar vetëm me pesë vite burgim.

Fevziu ka thënë se Mjacaj vra turistët çekë për t’ua vjedhur veturën.

“Nje muaj pas daljes nga burgu vrau serish 2 njerez te pafajshem per t'ju vjedhur makinen. Ne kete rast nuk eshte nje ngjarje cfaredo. Eshte nje vrasje e paralajmeruar qe institucionet e kane gatuar me papergjegjshmerine e tyre...”, ka shkruar Fevziu.

Lexojeni të plotë reagimin

Vrasesi i turisteve Ceke u kap! Vrases dhe kriminele ka cdo vend. Mund te ndodhte nje gje e ngjashme. Por kur degjova emrin e vrasesit Sokol Mjacaj u kujtova per vrasjen e 13 vjecarit 5 vjet me pare. I pane nje varse floriri ne qafe dhe deshen t'ja marrin. Ai nuk jua dha se e kishte dhurate nga prinderit. Qe ti merrnin varesen e vrane duke e goditur me gur ne koke deri sa dha shpirt. Kemi bere nje emision Opinion per ate vrasje. Mjacaj ishte nje nga vrasesit dhe u denua me 5 vjet burg. Dhe u harrua. Nje muaj pas daljes nga burgu vrau serish 2 njerez te pafajshem per t'ju vjedhur makinen. Ne kete rast nuk eshte nje ngjarje cfaredo. Eshte nje vrasje e paralajmeruar qe institucionet e kane gatuar me papergjegjshmerine e tyre...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat