Ndotja akustike, të gjitha zonat turistike nën monitorim

Shqipëria

Ndotja akustike, të gjitha zonat turistike nën monitorim

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 17:19

Të gjitha zonat turistke në Shqipëri do të kenë një monitorim të rreptë gjatë sezonit turistik për mitizimin e ndotjes akustike.

Drejtori i Inspektoratit mjedisor në Lezhë, Gjergj Elezi, në një prononcim për “Ora News” thekson se duhet një bashkërendim i punës me të gjitha institucionet e shtetit për të patur një situatë normale dhe larg problemeve që ndikojnë negativisht tek pushuesit.

Jo vetëm zonat turistike por edhe në qytete mbetet problem ndotja akustike. Kryeinspektori Elezi bëri të ditur se monitorimi do të bëhet edhe në qytete.

Për të shmangur situata të tilla, Inspektorati Mjedisor kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar çdo rast abuziv si me ndotjen e ambientit ashtu edhe me ndotjen akustike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat