Tahiri: Vrasësi duhet të ishte në burg, e jo të vriste përsëri

Shqipëria

Tahiri: Vrasësi duhet të ishte në burg, e jo të vriste përsëri

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 17:16

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar menjëherë pas arrestimit të të dyshuarit për vrasjen e çiftit çek, duke falënderuar për këtë forcat e policisë.

Me anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Tahiri falënderon forcat e policisë dhe banorët e Dukagjinit.

Ministri i Brendshëm shprehet se personi i arrestuar ndoshta duhet të ishte në burg për krimet e mëparshme.

“Faleminderit policisë dhe banorëve të Dukagjinit për arrestimin në kohë rekord të njeriut që ndoshta duhet të ishte ende në burg për krimet e mëparshme, e jo të vriste përsëri”, shkroi Tahiri në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat