Vrasja e turistëve, Akademiku Fuga: U vranë për lojëra më të rrezikshme

Shqipëria

Vrasja e turistëve, Akademiku Fuga: U vranë për lojëra më të rrezikshme

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 16:45

Vrasja e turistëve çekë në Prekal të Shkodrës ka nxitur reagime të shumta ndër figurat publike shqiptare. Akademiku Artan Fuga, shkruan në “Facebook” se është naivitet të mendosh se ata janë vrarë për t’u grabitur.

Sipas tij, motivi nuk ka qenë grabitja por lojëra të tjera shumë më të rrezikshme. Ai gjithashtu ironizon me mllef kundrejt mikpritjes shqiptare, që e cilëson si hipokrite.

“Naivitet të mendosh se dy turistët çekë i vranë për t’i grabitur. E para, se grabitësi nuk është vrasës përgjithësisht. E dyta se vrasësi përpiqet të mos lërë gjurmë. E treta, çfarë ka për të vjedhur te dy turistët e shkretë? E katërta, sepse zona është e interesuar mos të ketë të tilla ngjarje.

Pra unë mendoj se nuk është motivi grabitja, por lojëra të tjera shumë më të rrezikshme viktimë e të cilave ranë dy të rinjtë çekë. Pika mikpritjes sonë hipokrite dhe e gënjeshtërt…”, shkruan Fuga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat