HARTA/ Zona e rrethuar nga Policia dhe shkolla ku fshihet Sokol Mjacaj

Shqipëria

HARTA/ Zona e rrethuar nga Policia dhe shkolla ku fshihet Sokol Mjacaj

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 15:56

Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes së dy turistëve çekë. Sokol Mjacaj, 20-vjeçari që vrau dy çekët ditën e premte fshihet në fshatin Grudë, i cili ndodhet në verilindje të qytetit të Shkodrës.

Kjo është harta me disa dhjetëra banesa të Grudës, ku fshihet autori i vrasjes.

Policia e ka rrethuar të gjithë fshatin dhe po tenton kapjen e autorit. Sipas informacioneve paraprake, ai fshihet në një shkollë 9-vjeçare të braktisur.


Policia po vazhdon të ngushtojë perimetrin e rrethimit, në mënyrë që autori të mos ketë mundësi të arratiset.

Deri tani dyshohet se ai është i armatosur, por edhe i plagosur për shkak të aksidentit që ndodhi në momentin kur kreu dy vrasjet.

Sokol Majcaj, i dënuar si bashkëpunëtor në vrasjen një të mituri në vitin 2010, kishte një muaj që kishte dalë nga burgu. Ai ishte dënuar me 5 vjet heqje lirie për vrasjen e kryer gjatë grabitjes së një varëseje floriri.

Policia dyshon se Majcaj tentoi të grabiste automjetin e dy turistëve çekë, por këta të fundit mund ta kenë kundërshtuar dhe ai i ka qëlluar për vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat