Revoltë kundër drejtësisë, e dënoi vetëm 5 vjet vrasësin e çekëve

Shqipëria

Revoltë kundër drejtësisë, e dënoi vetëm 5 vjet vrasësin e çekëve

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 15:48

Nuk ka qenë e pakët indinjata në rrjet kundër drejtësisë, e cila e kishte trajtuar me pekule vrasësin mizor dhe gjakatar të turistëve çekë Sokol Mjacaj.

Në moshën 15 vjeçare Mjacaj kishte kryer një vrasje, gjatë një grabitje, por ishte dënuar vetëm 5 vjet për këtë krim, ndoshta duke marrë parasysh faktin se kishte qenë minoren.

“Vrasesi i lindur ka qendruar vetem 5 vjet ne burg pasi vrau nje femije. Nje kriminel i lindur. Kur ka qene vetem 15 vjec, i ka grabtitur nje varese dhe ka vrare nje 12 vjecar. E mbajten 5 vjet ne burg dhe doli. Pas nje muaji vret dy turiste te huaj pert tu grabitur makinen. Tani ose do te haje plumbin ose do te vdese ne burg. Ani, kjo nuk mjafton.

Por perse eshte denuar me 5 vjet burg ky vrases? Ka qene i mitur? Po, por pasi keta te mitur vrases dalin nga burgu nuk mund te konsiderohen te rehabilituar dhe mbahen ne mbikqyrje, ndersa ai sapo ka dale nga burgu ka shkuar drejt e te arma dhe nuk voni te beje gjemen.

Njerez qe jane kriminele ne gen ka kudo, por ky eshte ndryshimi mes nje vendi ku ka shtet dhe te tille njerez i mban ose ne burg ose nen vezhgim. Nuk do ishte keq qe ne vend te tije ne burg te shkopnte ndonje gjykates”, – ka qenë reagimi i ashpër në Fb nga gazetari i njohur Mentor Kikia.

“Ja pra qe prape u perplasem me Drejtesine kriminale, ja pra qe asgje sndodh papritur, sot Policia nuk duhet te arrestoj vetem vrasesin e cekeve por edhe Gjyqtaret e mallkuar nga korrupsioni qe e leshuan para nje muaji kete te denuar po per vrasje para 5 vjeteve. Shkrijini gjykatat le te sundoje vet’gjyqesia”, – shkruan ndërkohë Brizida Gjikondi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat