Bashkitë e reja lënë 6 mijë vetë pa punë, ja si veprohet me ta

Shqipëria

Bashkitë e reja lënë 6 mijë vetë pa punë, ja si veprohet me ta

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 13:40

Drejtori i Agjencisë së Reformës Territoriale Artan Shkëmbi ka sqaruar në një intervistë për gazetën Shqip se si do të bëhet procesi i kalimit në bashkitë e reja dhe si do të veprohet me 6 mijë personat që do të mbeten pa punë.

Sipas Shkëmbit reforma territoriale lehtëson buxhetin e shtetit nga një administratë e tejfryrë.

4500 këshilltarë komunash dhe bashkish mbeten pa punë pas zgjedhjeve të 21 qershorit të cilët në total merrnin rrogën e 450 kryetarëve komunash.

Përveç këshilltarëve më shumë se 1000 punonjës komunash pritet të mbeten pa punë.

“Ata do të jenë në listën e pritjes. Bashkitë e reja nuk do të kenë një administratë të fryrë por nëse do të ketë nevojë për forcë pune do të përzgjidhen nga lista e pritjes”, sqaron Shkëmbi.

323 administratorë pritet të emërohen në krye të ish-komunave që do të kenë disa shërbime bazë me ndarjen e re dhe një numër të kufizuar punonjësish.

Shkëmbi tha se kryetarët e komunave dhe shërbimet në to do të jenë në punë deri në ditën e konstituimit të të zgjedhurve të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat