Murgesha çeke: Shqiptarët janë populli im

Shqipëria

Murgesha çeke: Shqiptarët janë populli im

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 13:35

Mikaela Kubiçkova prej dhjetë vitesh jeton në Shkodër si pjesë e bashkësisë së motrave saleziane në Shqipëri.

Ajo reagoi ndaj vrasjes së dy të rinjve turistë çekë, duke qenë se edhe vetë është nga Çekia. Reagimin e saj, rrjetet sociale e morën dhe e shpërndanë menjëherë.

Ky është postimi i motër Mikaelës në “Facebook”:

"Miq të mi shqiptarë :) Nuk mundem mos me dit çfarë u ndodhi dje turistëve të vendit tim... Dua të dini që në Çeki - kështu si edhe këtu - flitet sot tanë ditë për ngjarjen... por përveç fatkeqësisë dhe gjykimit të kriminelëve... flitet në Çeki shumë edhe për popullin shqiptar dhe për zemërmirësinë e tij me të cilën përjeton ngjarjen si tragjedi kombëtare... kriminelët mbeten të tillë, por ju jeni të shikuar me mirënjohje dhe simpati :) Kështu dëgjova prej nënës sime dhe kështu jam e sigurt që edhe është :) Zoti e bekoftë gjithmonë tokën dhe popullin tonë shqiptar".
Ju Rekomandojmë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat