Islami këshillon Blushin: Krijo parti të re

Shqipëria

Islami këshillon Blushin: Krijo parti të re

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 12:46

Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ka këshilluar kolegun e tij socialist Ben Blushi që të krijojë një parti të re socialiste.

Duke folur në studion e “Ora News”, Islami e argumentoi këtë duke u shprehur se në zgjedhjet e 21 qershorit janë 220 mijë votues që braktisën PS-në, të cilët do të bashkoheshin në një forcë të re politike të drejtuar nga Blushi.

Sipas tij, pjesëmarrja e ulët dhe diferenca e padrejtë në vota mes veriut dhe jugut për shkak të ndarjes territoriale çuan në këto rezultate. Islami paralajmëroi se PD-ja do të kërkojë ndryshimin e hartës elektorale në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas ish-ligjvënësit socialist, në zgjedhjet e 21 qershorit hendeku mes të majtës dhe të djathtës u ngushtua me 60%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat