Vrasja e turistëve, Meta: Akt barbar, autorët para drejtësisë

Shqipëria

Vrasja e turistëve, Meta: Akt barbar, autorët para drejtësisë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 21:13

Kryeparlamentari Ilir Meta ka dënuar vrasjen brutale ndja turistëve çekë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Prekal të Shkodrës.

Meta e cilësoi akt barbar vrasjen e dy turistëve që kishin ardhur për të shijuar mikpritjen dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Ai i kërkoi organeve të drejtësisë që të veprojë me shpejtësi për gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Meta tha se kjo ngjarje dëmton imazhin e Shqipërisë dhe kërkoi marrjen e masave që ngjarje si kjo të mos ndodhin më në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat