Një ditë pas vrasjes/ Udhëtimi tragjik, rrugëtimi i turistëve çekë që u vranë në Prekal (Video)

Shqipëria

Një ditë pas vrasjes/ Udhëtimi tragjik, rrugëtimi i turistëve çekë që u vranë në Prekal (Video)

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 16:58

Një natë më parë rreth 1 kilometër larg kësaj zone, breshëria e plumbave të kallashnikovit mori jetën e 2 turistëve çek që po udhëtonin përmes fshatit Prekal.
Vendi ku janë ekzekutuar Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe ruan ende të freskëta gjurmët e gjakut dhe madje edhe punën e policis, e cila nuk ka kursyer nga shpejtësia apo pakujdesia të harrojë materiale nga provat e gjetura.
Zona turistike e Thethit prej vitesh ka tërhequr mjaft turistë çek, e jo vetëm. Fati i keq ka dashur që dy të rinjtë ta mbyllnin udhëtimin aty, ku në muajin Maj gjeti vdekjen një tjetër turist çek si pasojë e një aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat