Ulja e të ardhurave dhe informaliteti sollën rishikim të pritshmërive nga 3% në 2.7%

Shqipëria

Ulja e të ardhurave dhe informaliteti sollën rishikim të pritshmërive nga 3% në 2.7%

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:49

Ulja e pritshëmrive për rritjen ekonomike për vitin 2015 nga 3% në 2.7% ka ardhur si pasojë e informalitetit dhe mos realizimit të ardhurave për 5 mujorin e parë.Zef Preçi deklaron se ekonomia nuk po performon siç duhet duke bërë apel për luftë ndaj korrupsionit dhe formalizim të ekonomisë.
Zef Preçi: Nuk po performon sic duhet, ne kemi 2-3 vjet që jemi në një situatë afër stanjacionit, me rrije ekonomike nën 2%. Kështu që luftimi i informalitetit mbetet burimi kryesor për të shtuar të ardhurat në buxhet.
Ulja e parashikimit për rritjen ekonomike kërkon kujdes edhe me nivelin e borxhit publik pasi mund të përësëritet kriza e Greqisë.
Zef Preçi: Duhet ndjekur me kujdes sepse historia e Greqisë mund të përsëritet edhe në vendet e tjera.
Një mundësi për të plotësuar të ardhurat ne buxhet janë edhe rritja e taksave por Preçi shprehet se kjo nuk është zgjidhje.
Zef Preçi: Nivelet e taskave dhe ngarkesa fiskale në tërësi po e bën vendin më pak aktrativ dhe cdo rritje e mëtejshme e taksave nuk i shërben qëllimit të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat