Ish-drejtori i Pastrimit të Parave, Arben Doci do përfitojë pagën e gjithë mandatit 5 vjeçar

Shqipëria

Ish-drejtori i Pastrimit të Parave, Arben Doci do përfitojë pagën e gjithë mandatit 5 vjeçar

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:42

Ish drejtori i pastrimit të parave, në ministrinë e Financave Arben Doci ka dalë gjysëm i fituar në betejën e tij ligjore me ish shefin e tij ministrin e financave Shkelqim Cani, pas shkakrimit nga detyra.

Me vendim të kryetarit të Gjykatës së Lartë brenda pak seancash ai ka fituar të drejtën e pages deri në përfundim të mandatit të tij 5 vjecare por jo rikthimin në postin e mëparshëm.
Me ardhjen e së majtës në qeverisje 2 vjet më parë, ministri i Financave Shkelqim Cani firmosi urdhërin për shkarkimin e Docit nga posti i kreut të pastrimit të parave, ndërkohë që atij i kishte mbetur edhe 2 vjet nga mandati.

Doci aktualisht ka fituar të drejtën e pagës deri në vitin 2015, vit që përkon dhe me mbarimin e mandatit si ish drejtues , ndërkohë që të drejten për tu rikthyer në detyre e ka humbur ligjerisht.
Që prej ardhjes se tij në detyre, Doci ka derguar në prokurori mjaft dosje me emra zyrtaresh të lartë të cilët akuzohen për pastrim dhe fshehje parash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat