Operacioni i Lazaratiti 2014, Avokati Visha: S’ka prova serioze për të pandehurit

Shqipëria

Operacioni i Lazaratiti 2014, Avokati Visha: S’ka prova serioze për të pandehurit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:39

Katër ditë nga nisja e gjykimit të 16 të pandehurit e dosjes së parë të Lazaratit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda avokati Sajmir Visha thotë se klientët e tij do të marrin pafajësi.

Saimir Visha: Ata që kam unë në mbrojtje mendoj që do të marrin pafajsinë sepse nuk kanë asnjë provë direktë apo aindirekte që i implikojnë në ngjarjet e Lazaratit. Por Lazarati nuk mund të përgjithësohet, por të të individualizohet në persona konkret.
16 persona banorë të Lazaratit u arrestuan pak ditë pas ndërhyrjes së policisë në qershor të vitit të shkuar. Fillimisht ata u akuzuan për tentativë vrasje dhe më pas si grup i strukturuar kriminal.

Saimir Visha: Akuzat ndaj tyre kanë ndryshuar pasi nuk u vërtetua që ata kanë qëlluar në drejtim të policisë, njëkohësisht edhe për grup të strukturuar kriminal gjë që është no sens sepse pavarësisht se janë nga i njëjti fshat ka edhe që nuk njihen me njëri-tjetrin.
Sipas tij prova e vetme me të cilën ata janë çuar në gjykim, është pergjimi telefonik si dhe disa fishekë te gjetura jashte banesave te tyre një ditë pas ndëryrjes se policise se shtetit ne qershor te 2014.

Saimir Visha: Nqs nga ana e prokurorisë do të kishte gëzhoja brenda banesës së tyre athërë do të kishim persona të identifikuar me vepra kriminale. Por nuk mund të mbahet përgjegjësi nga asnjë person kur në afërsi të banesave, në rrugë të fshatit gjenden gëzhoja.
Ne grupin e pare te te pandehruve te arrestuar qe prej nje viti ne Lazarat, bene pjese edhe Arbijo Aliko, 19 vjacari I dyshuar si autor I vrasjes me arme te efektivit te Reneas me 24 qershor te ketij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat