Tritan Shehu: Emigrantët shqiptarë në Greqi "Po" referendumit

Shqipëria

Tritan Shehu: Emigrantët shqiptarë në Greqi "Po" referendumit

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:20

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Greqi, që të votojnë “Po” në referendumin e së dielës në këtë vend.

“Greqia të dielën voton për të ardhmen e saj Europiane. Kjo konfirmohet veçse me një votë “Po” në referendum. Në të kundërt e ardhmja e saj hyn në shtigje të panjohura, aventureske e të rrezikshme. Si miq te popullit grek që jemi, ne urojmë e shpresojmë një fitore të "Po"-së”, deklaron Shehu

Deputeti i PD-së, ka deklaruar se kjo është e vetmja e ardhme edhe për emigrantët shqiptarë në Greqi dhe se vota e tyre në të gjitha gjasat mund të jetë vendimtare.

“Emigrantët shqiptarë në Greqi duhet të jenë krejtësisht në mbështetje të fitores së Greqisë Europiane. Ata votojnë në këtë mënyrë edhe për të ardhmen e tyre, të familjeve e fëmijëve të tyre. Pra ata duhet të jenë për një "PO" të qartë. Urojmë një fitore të palëkundur ditën e diel të aspiratave tona të përbashkëta”, deklaron Shehu.

Deputeti shprehet: “Politika shqiptare në tërësi mund e duhet të kontribuojë në këto ditë vendimtare për Greqinë dhe Rajonin tonë Europian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat