Tregtia me Italinë, rriten importet, bien eksportet

Shqipëria

Tregtia me Italinë, rriten importet, bien eksportet

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:51

Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2015 arritën në rreth 63.993 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë u importuan 59.727 milionë lekë. Por ndryshe nga importet, eksportet nga Italia për këtë periudhë kanë shënuar rënie.

Gjithsesi, nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit. Referuar të dhënave eksportet e Shqipërisë drejt Italisë llogariten 50.383 milionë lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Italia llogariteshin 59.238 milionë lekë

Sipas INSTAT-it, me Italinë, shkëmbimet tregtare zënë 39.2 për qind të totalit. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave ‘tekstile dhe këpucë,” në vlerën 13.923 milionë lekë, e pasuar nga grupi makineritë dhe pajisje dhe pjesë këmbimi për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 11,019 milionë lekëve, duke treguar interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale. Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për 5-mujorin arriti vlerën e mbi 29.571 milionë lekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat