Presidenti Nishani shtron iftar për besimtarët myslimanë

Shqipëria

Presidenti Nishani shtron iftar për besimtarët myslimanë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 08:35

Presidenti i Republikës,Bujar Nishani shtroi një iftar në Pallatin e Brigadave, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Duke shprehur mirënjohjen për kontributet e komunitetit mysliman dhe drejtuesve të saj, për harmoninë ndërfetare dhe demotivimin e çdo forme të instrumentalizimit fetar në vend, kreu i shtetit theksoi se tradita e islamit në vendin tonë është e shkëlqyer.

Në frymën e harmonisë fetare, Nishani kërkoi vigjilencë ndaj kujtdo që predikon për një shtet me natyrë fondamentaliste dhe rekruton shqiptarët drejt vatrave të terrorit.

Nishani kërkoi të ekspozohen para shoqërisë dhe ligjit kushdo, që tenton që mbi librat e shenjtë të sajojë doktrina terrori, absolutizmi e përjashtimi dhe në çdo moment të luftohen si përfaqësues të së keqes, armiq të fesë dhe antishqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat