Basha i përgjigjet Ramës: E turpshme është të poshtërosh popullin tënd duke kandiduar kriminelë

Shqipëria

Basha i përgjigjet Ramës: E turpshme është të poshtërosh popullin tënd duke kandiduar kriminelë

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:42

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur gjithashtu rrjetet sociale për t’ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili më herët, përmes një postimi në Twitter e cilësonte të turpshme alibinë e kryedemokratit për të justifikuat humbjen në zgjedhjet e 21 qershorit nëpër botë. Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, Basha shprehet se e turpshme është ajo që ka bërë kryeministri, duke kandiduar kriminelë e trafikantë të cilët nuk i tërhoqi nga gara edhe kur iu kërkuar publikisht nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“E turpshme eshte te poshterosh popullin tend duke kandiduar kriminele e trafikante dhe mos ti terheqesh edhe kur ta kerkon publikisht mbare bota demokratike. E turpshme dhe kriminale eshte te kercenosh kandidatet, opoziten dhe zgjedhesit. E turpshme eshte te urdherosh drejtoret e administrates te mbushin kutite e votimit. E turpshme dhe e pafalshme eshte te krekosesh si gjeli maje plehut nderkohe qe ke zhytur shqiptaret ne pasiguri dhe krize ekonomike”, shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat